Hapet “GoFundMe” për Shahe Loshin, i duhen mbi 78 mijë euro për shërim në Turqi NULL NULL 19.06.2025 18:22 19.06.2025 18:22 Shahe Loshi nuk la vend pa kërkuar ilaç për kancerin që iu shpërnda në trupin e saj. Mijëra euro për ilaçin i cili po ia lehtëson sëmundjen. I gjeti, s’i gjeti paratë – asaj çdo tri javë i duhet të marrë rrugën për në Turqi. Shteti turk është i vetmi vend ku 57 vjeçarja nga Peja po e gjen imunoterapinë e duhur për sëmundjen e saj. Prej vitit 2011, familja Loshi dha krejt çka pati, që e zonja e shtëpisë të luftojë sa më fort me sëmundjen e kancerit. Që të përballonte terapitë e shtrenjta, Shahja në rrëfimin e saj për Kiks Kosova më 12.06, tregoi se shitën krejt çka kishin e për vite me radhë u ndihmuan nga miqtë e të afërmit. “E kam pas vajzën në gji kur u diagnostifikova me kancer…”/ Lufta 14-vjeçare e 57 vjeçares nga Peja (VIDEO) Kur paratë e familjarëve e miqve u shterën një ditë, Shahja dhe bashkëshorti i saj filluan të kërkojnë ndihmë nga shteti. Pasi avancimi i sëmundjes së 57-vjeçares kishte arritur skajet, në Turqi asaj iu ofrua trajtimi me Enhertu, imunoterapi kjo e cila cilësohet si një ndër më të avancuarat por njëkohësisht edhe ndër më të shtrenjtat. I vetmi ky ilaç rezultoi të ketë ndikim në trupin e Shahes. “Nëse shteti nuk më ndihmon, do i dorëzohem vdekjes…” (VIDEO) 57-vjeçares i duhet të paguajë 3500 euro për terapi çdo tre javë në Turqi. Xhepi i familjes Loshi nuk po e përballon një shumë të tillë, e shtetit sipas Shahes nuk i intereson aspak për gjendjen e saj. 57-vjeçarja ka thënë se ishte disa herë në takime me Ministrinë e Shëndetësisë dhe u ofroi atyre disa opsione për zgjidhje. Për KIKS Kosovën, Shahja tha se gjendja e saj nuk e përballon pritjen derisa terapia e saj të futet në listë esenciale, në mënyrë që shteti të sigurojë atë ilaç. Me lot në sy, Shahja ka thënë se iu përgjëruan Ministrisë që t’ua rimburësonin faturat e ajo të vazhdonte trajtimin, mirëpo asnjëherë nuk u mor parasysh. “Jam në tri kredi, nuk po mundem me e përballu me rrogë”/ Arsimtari nga Peja kërkon ndihmë për gruan me kancer (VIDEO) Redaksia e Kiks Kosovës ka dërguar pyetje në Ministrinë e Shëndetësisë për rastin e saj, mirëpo deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka pranuar asnjë përgjigje. Prandaj, duke e parë gjendjen e rënduar ekonomike të familjes Loshi, në emër të saj është hapur një thirrje për donacion në “GoFundMe”, ku po kërkohen 78,630.62 euro ose 67,105 funte për shërimin e saj. Në këtë thirrje është bashkëngjitur edhe një letër e bashkëshortit të saj, Meti Loshi, i cili thotë mes tjerash se kanë ardhur në atë pikë ku pa ndihmën e të tjerëve nuk mund të ecin përpara. “Kam të gjithë dokumentacionin mjekësor të nevojshëm, të cilin jam i gatshëm ta ndaj me çdo person që ka nevojë për transparencë dhe besim”, deklaron mes tjerash Meti Loshi. Linkun për të kontribuuar për Shahe Loshin e gjeni KËTU *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 15 minuta më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 1 orë më parë