Hapet festivali “Ballkani përtej Kufijve” (VIDEO) NULL NULL 25.10.2021 20:35 25.10.2021 20:35 Festivali i filmave të shkurtër, “Balkans beyond Borders” ka ardhur dhe në Kosovë. Ky festival do të mbahet në Prishtinë nga 28 deri me 31 tetor. Qëllimi i këtij festivali është promovimi i kulturës ballkane, ketë e benë të ditur dhe drejtoresha e festivalit, Vasiliki Masoglu. “Ballkani përtej Kufijve” është një festival i filmave të shkurtër, ku çdo vit vizitojmë qytete të ndryshme në regjionin e Ballkanit dhe pastaj në gjithë Evropën. Ne jemi këtu për të promovuar kulturën ballkane dhe për ta sjelluar atë afër njerëzve kështu do ta njohim njëri-tjetrin më mirë”, është shprehur ajo, njofton Klan Kosova. Festivali për audiencen do të ofrojë dhe një ekzpozitë në fakultetin e artit në të cilën do të marrin pjesë artistë nga Ballkani. Sponsor medial i këtij festivali është Klan Kosova. Kronikë nga Erblina Okrashtica.