Hapen 10 raste për marrje me prostitucion, 21 persona në pranga NULL NULL 16.12.2024 15:41 16.12.2024 15:41 Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Ditët e veprimit të përbashkët – JAD SEE 2024” ku janë hapur 10 raste për marrje me prostitucion dhe janë arrestuar 21 persona të dyshuar. Arrestimet u bën në kuadër të kontrollimit të 125 lokaleve të llojeve të ndryshme në tërë Kosovën, njofton Klankosova.tv. Po ashtu janë sekuestruar 73 dokumente të shtetasve të huaj, njëri prej të cilëve rezultoi me urdhër arresti dhe iu dorëzua autoriteteve për procedura të mëtejshme. Operacioni u realizua në bashkëpunim me inspektorë të ATK-së, Inspektoratit të Punës dhe institucioneve tjera relevante, duke u përqendruar në monitorimin e qendrave tregtare, lokaleve dhe hapësirave publike. Në këtë plan morën pjesë edhe vende të rajonit dhe organizata ndërkombëtare si EUROPOL, FRONTEX dhe INTERPOL./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025