Handkes iu dha pasaporta e Millosheviqit kur në Kosovë po përfundonte lufta NULL NULL 07.11.2019 09:20 07.11.2019 09:20 Çmimi Nobel për Letërsi që iu dha novelistit kontrovers, Peter Handke, ngjalli reagime të shumta në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më gjerë. Kjo për shkak se Peter Handke nuk e kishte fshehur admirimin që ka për regjimin e presidentit serb, Sllobodan Millosheviqit, njofton Klan Kosova. Madje Handke kishte marrë pjesë edhe në funeralin e Kasapit të Ballkanit, me ç’rast kishte mbajtur një fjalim ku kishte lartësuar Millosheviqin. Gazetari i njohur amerikan, Peter Maass, ka gjetur se Peter Handkes i është ofruar pasaporta Jugosllave, pikërisht në kohën kur në Kosovë po përfundonte lufta. “Pasaporte serbe është lëshuar nga ambasada Jugosllave në Vjenë më 15 qershor të vitit 1999. Në anën e majtë të pasaportës, pak sipër fotografisë së Handkes, shkruan se kombësia e tij është Jugosllave”. It was issued by the Yugoslav embassy in Vienna on June 15, 1999. On the left side of the passport, just above the photo of Handke, his nationality is listed as “Yugoslav.” pic.twitter.com/e06H0MjCVD — Peter Maass (@maassp) November 6, 2019 klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë