Hamza: VV-LDK ka dy rekorde; 52 ditë në pushtet dhe rrëzimin me 82 vota (VIDEO) NULL NULL 27.03.2020 23:41 27.03.2020 23:41 Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ky subjekt në fokus e ka gjendjen në të cilën ndodhet vendi si rezultat i pandemisë së Koronavirsit. “Ne jemi të gatshëm ta japim mbështetjen tonë për çfarëdo që na kërkohet”, ka thënë Hamza, njofton Klan Kosova. Ai ka thënë se situatës me mocionin PDK-ja nuk i ka kontribuar me asnjë element. “Është produkt i veprimeve të partnerëve të koalicionit. Kjo qeveri dot a mbajë rekordin për dy gjëra për – 52 që ka qëndruar në pushtet dhe e dyta me numrin e deputetëve që është votuar mocioni për rrëzimin e saj – 82 sish”. “Ne kemi pasë konsistencë dhe kemi vendos standard të ri. Kadri Veseli pa dalë rezultati zgjedhor e ka pranuar rezultatin dhe është deklaruar për qëndrim në opozitë”. “VV dhe LDK kanë qenë të papërgatitur për të qeverisur – të dyja bashkë. Nuk ka rregullore që e përshkruan fushveprimtarinë e ministrive. Nuk ngarendim të jemi pjesë e pushtetit. Nuk jemi duke diskutuar për këtë çështje. Po e luajnë rolin e viktimës, për 50 ditë kemi qeverisur mirë… Kemi pasë rezerva ende pa u bërë. Nuk kemi besuar në këtë Qeveri. Skepticizmi ynë po del se ka qenë i drejtë. Çdo punë të mirë e vlerësojmë dhe pranojmë. Por kjo qeveri i ka bërë dëm të madh vendit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 23 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë