Hamza viziton OVL-në e UÇK-së, i ofron mbështetje kryetarit Gucati NULL NULL 20.01.2025 11:44 20.01.2025 11:44 Bedri Hamza - Facebook Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Këtë vizitë, Hamza e bëri për t’i uruar për zgjedhjet e tyre si dhe për t’i ofruar mbështetjen e nevojshme kryetarit të zgjedhur, Hysni Gucatit, transmeton Klankosova.tv. “Kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe për 50% do ta rrisim përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së. Kosova mundet ma mirë! Ne besojmë në këtë dhe do ta bëjmë realitet!”, ka shkruar Hamza në Facebook.