Hamza uron Krishtlindjet: Të bashkohemi në vlerat më të mira njerëzore NULL NULL 24.12.2025 18:12 24.12.2025 18:12 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve. Përmes një postimi në Facebook, Hazma tha se sonte qytetarët bashkohen në frymën e mirësisë, respektit dhe bashkëjetesës që karakterizon shoqërinë kosovare, transmeton Klankosova.tv. “Gëzuar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë! Edhe sonte bashkohemi në frymën e mirësisë, respektit dhe bashkëjetesës që na karakterizon si shoqëri”. “Bashkohemi në vlerat më të mira njerëzore: dashurinë, solidaritetin dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Bashkë ecim përpara!”, ka shkruar ai.