Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamza: Po shohim një energji pozitive dhe përkrahje të madhe nga qytetarët për PDK-në

NULL NULL
16.01.2025 21:04

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, ka folur për mbështetjen që e ka subjekti në të cilin bën pjesë nga qytetarët e vendit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se me ekipin që ka, kanë bërë një program që përfaqëson nevojat e kosovarëve.

“Kemi filluar moti përgatitjet nga momenti i kandidimit tim zyrtar për kryeministër, kemi bërë shumë punë. Jemi gjatë në aktivitete në forma të ndryshme në Kosovë dhe diasporë.  Kemi punuar edhe kemi bërë një program të mirë që adreson nevojat e qytetarëve. Kemi punuar me një ekip të jashtëzakonshme brenda PDK-së.  Kam kontaktuar edhe njerëz të moshave të ndryshme jashtë PDK-së gjithandej, që të dalim me një program që i adreson preokupimet e qytetarëve”, ka thënë  Hamza.

“Deri më tani vërehet një energji pozitive, një masovitet, dhe vërehet një përkrahje jashtëzakonisht e madhe për PDK-në. Unë jam pjesë e PDK-së që nga themelimi, kam qenë pjesë e të gjitha fushatave, dhe ua them me bindje se një energji e tillë, një masovitet i tillë për PDK-në, në tubimet e PDK-së, nuk është parë gjatë”.

“Prandaj, kjo më bën optimist, me një ekip të mirë, me një program të mirë, me një fushatë të mirë, mirë të menaxhuar dhe mirë të drejtuar. PDK pret rezultat të mirë zgjedhor dhe në të jemi ata që e drejtojmë qeverinë e vendit për katër vjet”, ka pohuar Hamza.

lajme të ngjashme