Hamza përuron objektin e rinovuar të Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit NULL NULL 02.12.2024 21:12 02.12.2024 21:12 Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së njëherësh kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza, e ka përuruar sot përfundimin e një projekti tejet të rëndësishëm për kulturën mitrovicase. Hamza në cilësinë e kryetarit të kësaj komune hapi dyert e objektit të rinovuar të Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit. Me këtë rast, ai u shpreh tejet i lumtur me përfundimin e këtij investimi të komunës. I pari i qytetit të Mitrovicës tha se në këtë objekt të rinovuar, njerëzit e kulturës dhe artit të Mitrovicës do të krijojnë kujtime të reja. “Objektin e kemi bërë më të bukur, më efiçient dhe me standarde të së ardhmës së gjelbër. Ndërsa, sallën e teatrit, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, e kemi bërë shumë më moderne. Në këtë shtëpi të identitetit kulturor të Mitrovicës bashkohen arti, trashëgimia historike dhe qytetaria jonë, ndërkohë që vazhdon të rrjedhë krijimtaria e mitrovicasve”, tha Hamza. Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së njëherësh kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza, e ka përuruar sot përfundimin e një projekti tejet të rëndësishëm për kulturën mitrovicase. Hamza në cilësinë e kryetarit të kësaj komune hapi dyert e objektit të rinovuar të Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit. Me këtë rast, ai u shpreh tejet i lumtur me përfundimin e këtij investimi të komunës. I pari i qytetit të Mitrovicës tha se në këtë objekt të rinovuar, njerëzit e kulturës dhe artit të Mitrovicës do të krijojnë kujtime të reja. “Objektin e kemi bërë më të bukur, më efiçient dhe me standarde të së ardhmës së gjelbër. Ndërsa, sallën e teatrit, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, e kemi bërë shumë më moderne. Në këtë shtëpi të identitetit kulturor të Mitrovicës bashkohen arti, trashëgimia historike dhe qytetaria jonë, ndërkohë që vazhdon të rrjedhë krijimtaria e mitrovicasve”, tha Hamza. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku në Obiliq: Përtej mllefit e frustrimit, populli i Kosovës kërkon, shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim 23 minuta më parë
Kosova NATO, central me gaz dhe amnisti fiskale - Premtimet kryesore të Ramush Haradinajt (VIDEO) 2 orë më parë