Hamza për takimin me Kurtin: Nuk kemi biseduar fare për koalicione NULL NULL 10.06.2025 21:08 10.06.2025 21:08 Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka mohuar kategorikisht se gjatë takimit të djeshëm me kryeministrin në detyrë, Abin Kurti, është diskutuar për ndonjë koalicion. Hamza tha se biseda me Kurtin është përqendruar ekskluzivisht në projektet që kanë rëndësi për qytetin e Mitrovicës, si për pjesën jugore ashtu edhe për atë veriore. “Kemi biseduar për projektet që janë në interes të qytetit të Mitrovicës. Edhe të Mitrovicës së Jugut edhe asaj të Veriut. Janë disa obligime ligjore, një prej tyre edhe krijimi i Bordit të përbashkët që i ka 11 anëtarë, 5 duhet të jenë prej Mitrovicës së Jugut, 5 prej Mitrovicës së Veriut dhe 1 anëtar e cakton Qeveria. Projekte të tjera të përbashkëta që i ndikojnë dy anët e qytetit dhe une si qytetar i Mitrovicës jam i lumtur që pa ndonjë pompozitet të madh por me rëndësi të madhe, kam kriju projekte në dy anët e qytetit – një prej tyre është shëtitorja rreth lumit Ibër. Edhe në pjesën veriore edhe në pjesën jugore. Këto kanë qenë temat për të cilat kemi bisedu. Nuk e kemi bisedu fare temën e koalicioneve.” – tha Hamza në TV Dukagjini transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti dikur Rugovën e quajti kolaboracionist, është dashur të kërkojë falje para se t'i shkonte te varri" 7 orë më parë
Kosova Sot nënshkruhet marrëveshja historike mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes (VIDEO) 8 orë më parë