Hamza: Në emër të Thaçit e Veselit, të ringrihemi më të fortë e më krenarë se kurrë NULL NULL 21.06.2025 12:28 21.06.2025 12:28 Bedri Hamza Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se sot PDK-ja është busulla që e çon Kosovën drejt Evropës, drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe drejt bashkimit të shoqërisë sonë. Hamza në Konventën e Përgjithshme të partisë, të njëmbëdhjetën me radhë, u shpreh se PDK është e gatshme ta udhëheqë Kosovën drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të mirë, transmeton Klankosova.tv. “A e dini pse nxorëm rezultat më të mirë në zgjedhjet e 9 shkurtit? Sepse, ne e depolarizuam shoqërinë kur të tjerët provuan ta përçanin. Ne i bashkuam qytetarët rreth programit tonë. Në vend të retorikave boshe, ne ofruam program, zgjidhje, paga e mirëqenie më të mirë për qytetarët dhe transformim ekonomik për shtetin tonë. I lamë anash dallimet e vogla për t’u bashkuar rreth vlerave tona dhe interesit të përgjithshëm. Këtë po e bëjmë edhe sot në këtë konventë me vazhdimin e besimit për kryetarin Memli Krasniqi dhe për strukturat e reja të partisë. Këtë duhet ta bëjmë edhe më 12 tetor në çdo komunë të Kosovës dhe kurdo që në pyetje është interesi i qytetarëve dhe i shtetit tonë”, theksoi ai. Hamza duke iu drejtuar të pranishmëve, tha se si PDK janë trashëgimtarët e atyre që s’u përkulën kurrë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. “PDK-ja, më shumë se kurrë, sot është e thirrur të jetë zëri i tyre, sepse nuk mund të flasin lirshëm. Jemi të thirrur ta mbrojmë edhe trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare. Prandaj, deri sa të jenë sërish në mesin tonë, në emër të presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli, në emër të të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë vend, le të ringrihemi edhe më të fortë, më të bashkuar dhe më krenarë se kurrë. Sepse, ju të gjithë e dini, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka lindur në zyrë dhe nuk është formuar as në qetësinë e sallave parlamentare. Ka lindur në përballje. Në sakrificë. Në shpirtin e rezistencës. PDK ka qenë gjithmonë aty kur Kosovës i është dashur forcë, guxim, vizion e punë. Jo për lavdi personale, por për të hapur rrugë që fëmijët tanë të mos e kërkojnë më të ardhmen jashtë vendit, mirëpo të mund ta ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 3 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 5 orë më parë