Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamza në “Dardani” të Prishtinës: Asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për ma mirë më 9 shkurt

NULL NULL
05.02.2025 23:04
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte ka qenë në lagjen “Dardania” të Prishtinës, ku siç tha ai, ishte atmosferë e mrekullueshme.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për ma mirë më 9 shkurt.

Atmosferë e mrekullueshme edhe në lagjen “Dardania” të Prishtinës. Asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për #MaMirë më 9 shkurt. Thjesht duhet të krahasojë sa i është përmirësuar jeta gjatë këtyre katër vjetëve? Sa është shtrenjtuar shporta e tij si konsumator”?

“A është duke i rritur fëmijët më lehtë dhe a po arsimohen ata më mirë? Kujdesi ndaj të moshuarve a është përmirësuar? Po shërbimet shëndetësore? Këto janë shqetësimet e përditshme të të gjithë qytetarëve tanë. Unë ofroj zgjidhje për to! Vendosni për Kosovën që mundet ma mirë”, ka shkruar tutje Hamza.

lajme të ngjashme