Hamza ndan mirënjohje për pjesëtarët e FSK-së pas aksionit humanitar në Turqi NULL NULL 24.02.2023 15:49 24.02.2023 15:49 Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ndarë mirënjohje për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që morën pjesë në aksionin humanitar pas tërmeteve në Turqi. Hamza i përgëzoi pjesëtarët e FSK-së dhe u ndau mirënjohje, teksa shtoi se puna e tyre pasqyron vlerat humane dhe është mirënjohës për punën e përmbyllur me sukses në misionin fisnik në operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit në shtetin e Turqisë, njofton Klankosova.tv. Pjesëtarët e FSK-së që u dekoruan me mirënjohje ishin; kapiten Krenar Voca, rreshter shtabor Hasim Fejzullahu, rreshter Bujar Mangjolli, rreshter Visar Raci, tetar Mentor Ismajli dhe tetar Egzon Murati. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.