Hamza: Austria partner strategjik i Kosovës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamza: Austria partner strategjik i Kosovës

NULL NULL
05/09/2018

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Prishtinë Gernot Pfandler dhe udhëheqësen e Odës Ekonomike Austriake në Kosovë Vjosa Huruglica, ku kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Ministrinë e Financave, si dhe në përgjithësi për fushën e financave në Kosovë.

Me këtë rast, Hamza e njoftoi diplomatin austriak për masat që ka marr Qeveria e Kosovës për ndryshimin e ligjeve të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes, me theks të veçantë për sektorin e prodhimtarisë,  si dhe e njoftoi atë për të arriturat dhe aktivitete të tjera që janë zhvilluar gjatë këtij viti në Ministrinë e Financave.

Ministri i Financave gjithashtu e falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen e shtetit të Austrisë ndaj Kosovës,  dhe shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të  bashkëpunimit ndër institucional.

Ndërsa, ambasadori austriak Gernot Pfandler shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit Austriak për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen e bashkëpunimit në aspektin ekonomik dhe politik, transmeton Klan Kosova.