Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamilton dominues edhe në Belgjikë

NULL NULL
31.08.2020 14:23

Kampioni aktual i botës në Formula 1 Luis Hamitlon ka treguar edhe një herë dominimin e tij kësaj radhe në shpërblimin e madh të Belgjikës.

Britaniku pa ndonjë telashe arrit tek fitorja e tij e katërt në shtegun e famshëm SPA Francorchamps duke udhëhequr garën për 44 xhiro. Vendin e dytë e zuri kolegu i tij te ekipi Mercedes finlandezi Valteri Bottas, teksa treshen e podiumit e kompletoi piloti holandez i ekipit Red Bull Max Verstappen.

Hamilton vazhdon sezonin fantastik me pesë fitore nga shtatë garat e deritashme.

Në këtë formë ai është gjithnjë e më afër barazimit të rekordit të legjendës së këtij sporti Michael Schumacher me 7 tituj të kampionit të botës. Gara e radhës zhvillohet në shtegun italian Monza me 6 shtator dhe transmetohet ekskluzivisht në platformën Artmotion.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme