Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamilton apo Verstappen? Çmimi i madh i Portugalisë vjen ekskluzivisht në Artmotion!

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 01.05.2021 08:30

Pas garave të mëdha të Bahrainit dhe Emilia Romagnas, tashmë garat e shpejtësisë nga Formula 1 kalojnë në Portugali aty nga ku do të zhvillohen edhe kualifikimet si dhe gara e tretë sezonale e cila pritet të jetë aq e zjarrtë sa dy të parat. Kualifikimet zhvillohen të shtunën me fillim nga ora 16:00 teksa transmetohen në Art Sport 3 kurse gara një dit më pas, të dielen në po të njejtin kanal dhe me orar të njejtë, pra nga ora 16:00.

Gara më e madhe pritet të jetë edhe njëher tjetër mes Max Verstappen të Redbull dhe Lewis Hamilton të Mercedes të cilët kanë rivalizuar me njëri-tjetrin edhe në dy garat e para ku fillimisht triumfoi Hamilton me më pak se një sekond diferencë e më pas u kundërpërgjigj holandezi me një fitore më të thellë prej 22 sekondave para. Pos tyre, formë të mirë në këtë start të edicionit ka shfaqur edhe britaniku Lando Norris i cili ka zënë fillimisht vendin e katërt në Bahrain e pastaj të tretin në Emilia Romagna.

Orari i transmetimeve:

E shtunë:

16:00     Formula 1: GP Portugalia                              Kualifikimet                                        ART SPORT 3

16:00     Formula 1: GP Portugalia                              Gara                                                      ART SPORT 3

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme