Hamasi thotë se s’ka bisedime për pengjet nëse Izraeli nuk i ndalon sulmet NULL NULL 17.12.2023 14:10 17.12.2023 14:10 Hamasi thotë se nuk do të hyjë në asnjë negociatë për shkëmbim të pengjeve, derisa sulmet izraelite të ndalen një herë e përgjithmonë. “Hamasi ripohon qëndrimin e tij për të mos kryer asnjë negociatë për shkëmbimin e të burgosurve nëse agresioni sionist kundër popullit tonë nuk ndalet një herë e përgjithmonë”, tha grupi, duke shtuar se mesazhi u ishte përcjellë të gjithë ndërmjetësve të përfshirë. Këto komente vijnë pasi zyrtarët e Katarit dhe Izraelit u takuan gjatë fundjavës për të shqyrtuar mundësitë e rifillimit të bisedimeve për lirimin e atyre që mbahen ende në Gaza. Shanset për një marrëveshje duken të pakta pasi kabineti i luftës izraelite e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të ndalojë luftimet në brez, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.