Hamasi thotë se dha ‘përgjigje pozitive’ për planin e armëpushimit në Gaza NULL NULL 04.07.2025 22:41 04.07.2025 22:41 Hamasi thotë se u ka dhënë një “përgjigje pozitive” ndërmjetësve mbi propozimin e fundit për një armëpushim të ri në Gaza dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve të paraqitur nga SHBA-të. Në një deklaratë, Hamasi shtoi se ishte “seriozisht i gatshëm të hynte menjëherë në një raund negociatash”. Nuk ka konfirmuar ende nëse do t’i pranojë propozimet. Më herët të premten, presidenti amerikan Donald Trump tha se priste një përgjigje nga Hamasi brenda një dite, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ai tha më herët këtë javë se Izraeli kishte pranuar kushtet e nevojshme për një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit palët do të punonin për t’i dhënë fund luftës 20-mujore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy aksidente sonte në kryeqytet, njëri në "Veternik" e tjetri në "Kodrën e Trimave" (VIDEO) 04/07/2025