Hamann: Di Maria te Bayern NULL NULL 08.05.2015 14:38 08.05.2015 14:38 Di Maria që nuk e ka gjetur veten qysh prej tranferimit te Manchester United, mund të ndërrojë ambient. Angel Di Maria nuk e ka gjetur veten që nga kalimi i tij në Manchester United, nga Reali i Madridit, verën e kaluar. Performanca e tij që atëherë nuk ka qenë në nivelin e pritshmërive. Dietmar Hamman, ish reprezentues gjerman mendon se Bayern Munchen është ekipi i duhur për mesfushorin argjentinas. “Angel do të përshtatej shumë te Bayerni. Ai në United nuk e ka treguar më të mirën e tij”, tha Hamann. Kjo deklaratë e gjermanit mund të ketë lidhje me raportimet e medieve sipas të cilave bavarezët po e mendojnë transferimin e Di Marias. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.