“Halloween”, dita me e dashur e fëmijëve (VIDEO) NULL NULL 31.10.2022 14:10 31.10.2022 14:10 Është dita e fundit e të korrurave e që këtë fund të muajit tetor, sikur çdo vit, po festohet me ”Halloween”. Të maskuar e të entuziazmuar janë të vegjlit, ata të cilët po argëtohen më së shumti në këtë ditë. Për më shumë se 10 vjet ky kopsht mbledh fëmijët dhe bashkë me ta feston ”Halloween-in” me shumë aktivitete. Për dy javë ata kanë dekoruar dhe kanë vizatuar në kunguj figura të ndryshme. Në vitin 2021 në SHBA janë regjistruar 82 për qind e fëmijëve, të cilët e festojnë ditën e ‘’Halloween-it’’. Ndërsa edhe në vendin tonë është një numër i konsiderueshëm i grupmoshave të vogla që e festojnë ‘’Halloween-in’’.