Halimi: Paaftësia qeverisëse dhe mendësia kapëse, nuk e kanë kursyer as atë për të cilën flitet më së paku, kultura - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Halimi: Paaftësia qeverisëse dhe mendësia kapëse, nuk e kanë kursyer as atë për të cilën flitet më së paku, kultura

NULL NULL
18/09/2022

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se shumë institucione kulturore kanë mbetur pa drejtor, derisa shtoi se artistët nuk e meritojnë këtë.

Halimi ka thënë “Paaftësia qeverisëse dhe mendësia kapëse, përpos që janë bërë sinonim i çdo digasteri të kësaj mazhorance, ato nuk e kanë kursyer as atë për të cilën flitet më së paku, kultura”,

Ajo ka folur për largimin e artistëve të Baletit Kombëtar dhe atyre të Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke thënë se artistët nuk e meritojnë këtë.

“Si çdo gjë me këtë qeveri – edhe Kultura në anarki. Paaftësia qeverisëse dhe mendësia kapëse, përpos që janë bërë sinonim i çdo digasteri të kësaj mazhorance, ato nuk e kanë kursyer as atë për të cilën flitet më së paku, kultura”, ka shkruar Halimi.

“Duke u cytur nga mentaliteti i spastrimeve e shkarkimeve kolektive – të paanalizuara për pasojat, shumë institucione kulturore në vend kanë mbetur pa drejtor apo edhe pa këshillet drejtuese përkatëse. Duke nisur nga Teatri Kombëtar i Kosovës që është pa Drejtor artistik, më pas për të përfshirë Qendrën Kinematografike, Galerinë Kombëtare, e deri te Ansambli ‘Shota’, të gjitha këto institucione qenësore të artit dhe kulturës, janë pa drejtor, gjegjësisht me u.d. drejtor, me këshille drejtuese gjysmake apo pa to fare”.

“Madje, për Qendrën Kinematografike të Kosovës, tash e 10 muaj as nuk është hapur ndonjë konkurs për plotësimin e pozitës së drejtorit. Për të mos u ndalur me kaq, artistëve të Baletit Kombëtar dhe atyre të Teatrit Kombëtar të Kosovës, në emër te renovimit, i kanë larguar nga hapësirat e punës, pa asnjë plan alternativ e pa një ide se ku do të ushtrojnë tani e tutje veprimtarinë e tyre të çmueshme”.

“Kultura e Kosovës, artistët tanë, nuk e meritojnë këtë përçmim e nëpërkëmbje!”.