Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Halimi: Në PDK hyra pa kushte

NULL NULL
30.05.2016 08:09

“Unë nuk do të jem ajo që do të pranoj që Kosova të zhvillohet përmes korrupsionit”, ka thënë Ajnishahe Halimi në një intervistë për “Zërin”. Ajo thotë se nuk e tradhtoi elektoratin, sepse me PDK-në nuk bëri pazare personale

Një rrugë e ngushtë në fund të fshatit, poshtë përmendores së Kozhicës, çon në shtëpizën e Ajnishahe Halimit. Ajo jeton në qytezën e Skenderajt, por vikendet kryesisht i kalon në fshatin e prejardhjes së bashkëshortit të saj. Ish-anëtarja e “Vetëvendosjes”, e cila themeloi “Fraksionin +”, ditë më parë kaloi në Partinë Demokratike të Kosovës.

Tetë muaj, thotë se ka negociuar me udhëheqësit e PDK-së, që të bindet për t’u rreshtuar bashkë me “Fraksionin +” në këtë subjekt. Ndonëse, për kalimin e saj në PDK ka thënë se nuk kishte vënë asnjë kusht.

Ajnishahe Halimi ka rrëfyer për “Zërin” arsyet që atë e çuan në PDK, kritikat që ia ka bërë subjektit në të cilin është rreshtuar sikurse edhe “ndryshimin e papritur të saj”.

Thotë se është e njëjta Ajnishahe, derisa komentet për kalimin e saj në PDK, thotë të mos i ketë injoruar, ndonëse shprehet se nuk ka dashur të merret edhe aq shumë me to.

“Shpëtimin” në vlugun e kritikave ndaj saj, e ka gjetur në shtëpizën e vogël të familjes së saj në Kozhicë, ku ekipi i “Zërit” e takoi të dielën, duke kaluar një vikend me bashkëshortin dhe të afërmit e saj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.