Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Halimi i reagon Kurtit për qasjen ndaj Ramës: Mendësi shpelle po mbyt çdo ide për kryeqytet të jetueshëm

NULL NULL
30.06.2025 13:51
Sibel Halimi
Sibel Halimi

Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj qasjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit drejt kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës.

Njëherit drejtore për Kulturë në kryeqytet, Halimi e cilëson deklaratën e kreut të VV-së me mendësi shpelle, referuar edhe bllokimeve që po u bëhet projekteve në kryeqytet, transmeton klankosova.tv.

”Mendësi shpelle, ky është realiteti që vazhdon të mbysë çdo ide, çdo iniciativë dhe çdo përpjekje për ta bërë Kryeqytetin një vend më të jetueshëm dhe më dinjitoz.
Në vend që të mbështesin punën dhe përkushtimin, gjejnë kohë vetëm për cinizëm të paskrupullt dhe bllokada të vazhdueshme.
Është e pabesueshme ku kemi përfunduar: pa Parlament, me institucione të paralizuara dhe me barriera të vendosura me qëllim, vetëm për ta mbajtur vendin peng të një mentaliteti të kalbur.
Në mes të gjithë kësaj, kemi një kryetar që përpiqet të punojë për qytetarët, që mundohet të sjellë projekte dhe zgjidhje konkrete, por që ndeshet çdo ditë me murin e bllokimit politik dhe të ligësisë së organizuar.
Është koha që qytetarët të kuptojnë se përparimi nuk vjen vetë. Përparimi kërkon që secili të marrë përgjegjësi, të mos pranojë më bllokimin si normalitet dhe të mos e lërë më kryeqytetin peng të atyre që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të shkatërrojnë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.