Halimi e LDK-së reagon pas humbjes: Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë NULL NULL 18.10.2021 14:14 18.10.2021 14:14 Sipas rezultateve të KQZ-së në Ferizaj ka fituar Agim Aliu i PDK-së me 62,53 %. Pas tij është Valon Ramadani i VV-së me 25.94% Ndërsa në vendin e tretë është kandidatja e LDK-së, Sibel Halimi, me 9.36%. Ajo u shpreh jashtëzakonisht e lumtur që e gjithë fushata dhe dita e zgjedhjeve shkoi ashtu siç, sipas saj e meriton Ferizaj, njofton Klankosova.tv. Kurse fituesit të zgjedhjeve i kërkoi përkushtim më të madh tek nevojat elementare të qytetarëve të Ferizajt! “Unë do të vazhdojë të jap kontributin tim kudo që jam gjithmonë në të mirë të vlerave njerëzore e fuqizimit të grave, pavarësisht epilogut përfundimtar. Kemi shumë për të bërë së bashku! Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë, por vetëm duke u sfiduar, ia dalim, sepse Ferizaj e Kosova meriton të jetë një vend modern dhe i emancipuar. “ shkroi Halimi në një postim në Facebook. Për Halimin, kjo ka qenë gara e parë, pasi vonë është inkuadruar në kryesinë e LDK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj pret në takim Rohden, diskutojnë për zgjidhjen e bllokadës institucionale 3 orë më parë