Halim Kosova shpalos ofertën për nxënësit NULL NULL 25.05.2015 08:46 25.05.2015 08:46 Kandidati për kryebashkiak nga rradhët e PD-së, Halim Kosova, ka shpjeguar para prindërve në Njësinë 7 në Tiranë, konceptet e tij për arsimin, për çerdhet dhe për kopshtet. “Një klasë nuk duhet të ketë më shumë se 32 nxënës dhe ky është parametri që ne kemi caktuar për 4 vitet e ardhshme, gjithashtu nëpër çerdhe kemi bërë qe mos të ketë më shumë se 25 fëmijë ku 3-4 edukatore do ti mbikëqyrin këta 25 fëmijë. Kështu që duke përllogaritur numrin e fëmijëve që një edukatore duhet të ketë në ngarkim për ta edukuar, për ta mbikëqyrur, për ta ndihmuar dhe kështu me rradhë”. Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për të krijuar në të gjithë sistemin arsimor ambiente në mënyrë që të jetë e mundur vizita mjekësore e nxënësve, shërbimi stomatologjik, gjithashtu kemi bërë një program se si do të zhvillohet mësimi me 1000 nxënës të rrugës në mënyrë që dhe këto t’i afrojmë afër sistemit arsimor për ti edukuar dhe për ti shkëputur nga rruga sepse rruga vetëm të këqija ka për këtë kontingjent të fëmijës”, tha Kosova. Kosova është konfirmuar në përvojën e tij si menaxher i zoti dhe solli shembullin kur ishte Ministër Shëndetësie. “Nuk e di se kush e ka parë kirurgjinë si ishte kur e mora unë Ministrinë dhe si u bë mbas 20 ditëve. Vetëm për 20 ditë punë. Dhe me çfarë do të thoni ju? Nuk mi dha asnjë nga shtëpia ime lekët, por ato që ishin për rikonstruksione, për shërbime, i mblodha, i vura në tavolinë, i mirëadministrova dhe stafi mjekësor kishte shumë ambiente komode pune por dhe të gjithë pacientët dhe qytetarët që hynë në atë spital të paktën kishin kushte normale. Nuk po them luksi, por kushte normale”, tha ai. “Unë në të vërtetë jam i majtë dhe ky shpirt më është lodhur sot por pavarësisht bindjeve që kam i them të gjithë këtyre elektoratit tuaj, i them votoni për Halim Kosovën”, pohon një qytetar. / klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ministri shqiptar pritet në Vatikan nga Papa Françesku, vlerësohet shembulli i Shqipërisë për botën 26/03/2024