Hakohet Ushtria Amerikane NULL NULL 09.06.2015 21:29 09.06.2015 21:29 Faqja zyrtare e Ushtrisë Amerikane është hakuar nga Ushtria Elektronike Siriane. Është hakuar dje uebsajti i ushtrisë amerikane – www.army.mil. Kjo faqe është hakuar nga Ushtria Elektronike Siriane, që mbështetë regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad. Për ta rikonfirmuar autorësinë, hakerët cicëruarn edhe në Twitter mesazhet e lënë në uebsajt: Faqja u mbyll përkohësisht pas sulmit, ndërsa nga Ushtria Amerikane thuhet se faqja është kompromentuar, por nuk është vjedhur asnjë informacion personal. “Sot, një pjesë e shërbimit army.mil është kompromentuar. Sapo zbuloi këtë sulm, ushtria mori masat e duhura për t’u siguruar se nuk ka vjedhje të të dhënave, duke e mbyllur faqen përkohësisht”, thuhet në një komunikatë të Ushtrisë Amerikane.