Hakmarrja serbe: Serbia bllokoi qindra kosovarë në kufi (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 17.04.2024 20:27 nga Flamur Gajtani 17.04.2024 20:27 Shqiptarët e Kosovës të ndaluar nga autoritetet e Serbisë në kufi. Foto: Klankosova.tv Dhjetëra autobusë me kosovarë që po udhëtonin drejt Evropës për në vendlindje e anasjelltas, u bllokuan në kufirin serbo-kroat e hungarezo-serb më shumë se 12 orë, nga mesnata e së martës. Sebep për këtë maltretim jozyrtarisht u tha se ishte votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, ani se kompanive turistike nuk iu tha gjë, raporton Klan Kosova. Situata e tillë, u tha se ndikoi keq tek mbi 300 udhëtarë. Sipas tyre, kjo praktikë nuk ishte parë më herët. Dyshimet e tyre u rritën edhe më shumë pas pyetjeve që iu bënë. E qëndrimi i gjatë në një vend, ua sosi edhe rezervat ushqimore. Ngjarja aktivizoi diplomacinë kosovare që i njoftoi shtetet e Quint-it e Bashkimin Evropian për veprime siç i quajtën arbitrare, teksa apeluan për shmangie të kalimit nëpër Serbi. E tek pas orës 15 të mërkurën, udhëtarët në pikën kufitare Batrovci u lejuan të lëvizin drejt Kroacisë. /Klankosova.tv