Haki Merovci: Mbrëmë në Beograd rrëshqiti karakteri ceremonial diplomatik – ishte darkë joformale

Haki Merovci: Mbrëmë në Beograd rrëshqiti karakteri ceremonial diplomatik – ishte darkë joformale

NULL NULL
1 muaj më parë

Eksperti i protokollit, Haki Merovci, ka vlerësuar se takimi i mbrëmshëm mes delegacionit amerikan dhe zyrtarëve shtetëror serbë në Beograd, rrëshqiti në darkë joformale.

Sipas tij këtë e dëshmon paraqitja e, Aleksandar Vuçiq i cili e zbriti veten nga një president në emisar special, njofton Klan Kosova.

”Vizita e Richard Grenellit sipas gjitha gjasave, është vizitë pune, vizitë formale. Njoftimi bëhet përmes ambasadës, shtetit, njoftohet protokolli i shtetit pranues, kështu që me ceremonial diplomatik drejton protokolli i shtetit”.

Si e komentoni darkën e mbrëmshme në Beograd?

”Unë do ta quaja këtë darkë mes asaj darke formale dhe joformale. Darka formale i ka pikat e saja, ka disa rregulla bazë. Në ftesë që ftohet mysafiri i lartë. Këto janë darka formale. Mbrëmë e kam shiqu në ekran, fitohet përshtypje dhe shihet se kjo ka qenë një darkë joformale”.

”Autoriteti i lartë që viziton Beogradin, ka pasur garderobë tjetër, ndërsa presidenti, nikoqiri i Serbisë, ka ardhë me një garderobë tjetër”.

”Më konkretisht, rol vendimtar luan çfarë raporti ka autoriteti që ka vizituar ai. Konkretisht bëhet fjalë për Ambasadorin Grenell dhe Presidentin e Serbisë”.

”Protokolli zyrtar ka evolou shumë, nuk është statik dhe në kohë të fundit ka ardhur deri tek një thjeshtësim i shumë procedurave”.

”Grenell ja shtrin dorën, i uron mirëseardhje presidenti Vuçiq dhe përqafohen. Tek ne është respektuar një normë, një etiketë një përgjegjësi publike se duhet mbajtur distanca”.

”Presidenti serb, e ka zbritur veten e tij si një emisar special. Rrëshqiti karakteri ceremonial diplomatik, nga një darkë formale në një joformale”.

Merovci gjithashtu ka komentuar edhe pritjen shtetërore bërë ndaj emisarit Richard Grenell gjatë vizitës në Kosovë.

Ai në Info Magazine ka vlerësuar lartë protokollin shtetëror të Kosovës, për pritjen e delegacionit amerikan, njofton Klan Kosova.

”Vizita e Grenellit në Kosovë është bërë në bazë të programit. Këtu të gjitha pikat nga programi janë realizuar në mënyrën më të mirëfilltë”.

”Nënshkrimi i marrëveshjes e deri tek dekorimi i Presidentit”.

”Me të vërtetë e komplimentojë protokollin e shtetit, organizimi ka qenë në nivel. Shumë i mirë ka qenë shtrëngimi i duarve. Lëvizjet, nivelet, distanca, kështu që ka qenë një organizim i mirë”.

Darkat zyrtare janë ngjarje protokollare. Kjo që ka ndodhur në Beograd, ka tejkaluar pak programin. E njëjta gjë ka ndodhur kur ka shkuar Aleksandar Vuçiq tek Presidenti i Francës.

A ka pasur organizime të tilla në Kosovë, për mysafirë special ndërkombëtarë?

”Darka evenimente, ngjarje të tilla nuk kemi pasur. Paraprakisht merret një CV e personalitetit që viziton një shtet të caktuar”.

”Protokolli sot ka evoluar. Dhuratat mund të parashihen vetëm në nivele të vizitave shtetërore dhe zyrtare. Sipas mendimit tim, kjo ka qenë vizitë pune. Por megjithatë është sponsorizuar nga Presidenti, respektivisht Kryeministri i Kosovës”.

”Është çështje individuale. Është psikologji titullare. Nivelet e larta, dhuratat definohen çdoherë paraprakisht në programin e vizitave”.