Haki Abazi: Vetëvendosja mbetet kundër Mini-Shengenit (VIDEO) NULL NULL nga Enis Reçica 13.04.2021 20:20 nga Enis Reçica 13.04.2021 20:20 Më 4 shtator të vitit 2020 Avdullah Hoti si Kryeministër i Kosovës u pajtua që të bëhet pjesë e Mini-Shengenit Ballkanik edhe Kosova. Veçse pushteti aktual në Kosovë vështirë ta respektojë pikën e pestë të marrëveshjes së nënshkruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti në Washington. Se qeveria aktuale vazhdon ta kundërshtojë Mini-Shengenin Ballkanik, Klan Kosovës i tha Kryesuesi i Komisionit parlamentar për Punë të jashtme, Haki Abazi. “Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet mbi platformën që kundërshton Mini-Shengenin dhe i sheh integrimet evropiane si strategji rajonale, por në raport direkt me Brukselin e jo forma tjera”, tha Abazi. Megjithatë, në mbledhjen e parë të Komisionit të Jashtëm ky u tha anëtarëve të tjerë që duhet të fokusohen në shtim të njohjeve të reja. Derisa opozita po paralajmëron kujdestari të fortë. Xhavit Haliti i PDK-së tha se “në përputhje me politikat e shtetit nëse ka politika të jashtme e cila është e mirë dhe na duket shumë pozitive do ta lavdërojmë normalisht, nëse nuk është duhet ta kritikojmë në komision e seancë”. Krejt këto u tha se varen edhe nga Plani Legjislativ i Qeverisë të cilin e kërkoi opozita, derisa nga pozita u tha se do të vijë shpejt ky dokument në Kuvend. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025