Haki Abazi: Amerika përkrahë qeverinë e zgjedhur me votë demokratike, nuk i do servilët NULL NULL 27.03.2020 22:24 27.03.2020 22:24 Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi, ka reaguar pas deklaratave të fundit të Emisarit special Richard Grenell. Abazi ka deklaruar se SHBA do ta mbështes qeverinë e cila është zgjedhur më 6 tetor, derisa shtoi se në takimin e sotëm që pati, Ambasadori Philip Kosnett, konfirmoi punën e shkëlqyer të qeverisë kundër koronavirusit, njofton Klan Kosova. ”Berat- Gurthyesi nuk ka bluar sonte. Asnjë pyetje nuk ka konfirmuar konspiracionin për terheqjen e ushtrisë dhe përkrahjes Amerikane. Amerika do të përkrahë qeverinë që eshte e zgjedhur me votën demokratike. Ajo votë është dhënë me 6 Tetor. Amerika nuk i do servilët, Amerika i do patriotët. Zhvillimi Ekonomik dhe shtetin ligjor e të drejtë e gjeni në çdo fjali të programit dhe angazhimet e pakompromis të LVV. Grenell konfirmoi sot. Në takimin me ambasadorin Kosnett që kisha sot është konfirmuar puna e shkëlqyeshme të qeverisë për covid-19 dhe vazhdimin e përkrahjes së SHBA-s per insitucioneve të Kosovës. Pyetjet ishin sugjestive dhe të turpshme por në ate grackë nuk ra ambassadori Grenell”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025