Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hakerë nga Vietnami po bashkëpunojnë me ata të Kosovës, thotë Kerolli (VIDEO)

NULL NULL
02.07.2025 21:44

Njohësi i sigurisë kibernetike dhe rrjeteve sociale, Valon Kerolli, ka treguar se shumica e hakerëve të faqeve në Kosovë po rezultojnë të jenë nga Vietnami.

Sipas tij, të gjitha këto ujdi po ndodhin në të ashtuquajturin rrjet të errët, midis bashkëpunëtorëve nga Kosova dhe atyre nga Vietnami.

“Çka kanë ba? Në Kosovë nëse ju ka ra rasti me e pa, shumica e qëtyne hakimeve që ndodhin, aty ku është haku, dalin nga Vietnami”, ka thënë Kerolli në Rubikon të Klan Kosovës.

“Për arsye se, qysh njihet në dark web, në botën underground të ktyne që bajnë qesi krime, osht t’u u zhvillu një bashkëpunim me persona në Kosovë për arsye se…”

“Në momentin që ti sponsoron shumë, e ke atë limitin e madh, në momentin që ky në Kosovë ta merr faqen, ai vietmamezi atje në dark web e blen me 50 për qind të shumës që ki me e sponsoru”.

“Pra ti nëse ki me e sponsoru 100 mijë euro…ata kanë mendu që ti sponsorizon për shkak që je fytyrë publike edhe në momentin që e ke atë limitin 100 mijë, në tregun e zi, ky prej Kosovës ia shet me 50 për qind, ndërkaq ai e shfrytëzon atë 100k, e manipulon, e shfrytëzon. Deri në 100 mijë euro e përdor llogarinë tënde”, tha njohësi i sigurisë kibernetike dhe rrjeteve sociale, Valon Kerolli.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.