Hakerat iranianë kërcënojnë Shqipërinë NULL NULL 20.06.2025 11:37 20.06.2025 11:37 Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vëmendje, pasi ka nisur shpërndarjen e materialeve kërcënuese ndaj Shqipërisë në rrjetet sociale. Duke marrë shkas nga konflikti mes Iranit dhe Izraelit, që nisi të premten e kaluar, “Homeland Justice” ka publikuar një mesazh kërcënues që lidhet me rolin e Shqipërisë në strehimin e anëtarëve të organizatës së Muxhahedinëve, të vendosur në kampin e Manzës. Në deklaratën e shpërndarë përmes platformës Telegram, grupi thekson se “iranianët kanë të drejtën e tyre për të sulmuar kampin e Manzës me raketa”, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Ky kërcënim u shoqërua dhe me një sulm kibernetik ndaj faqes së Bashkisë Tiranë. Kjo nuk është hera e parë që Homeland Justice lëshon mesazhe të tilla në adresë të Shqipërisë, apo që ndërmerr sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore shqiptare. Më herët, ky grup ka ndërhyrë në sisteme të tjera shtetërore, duke publikuar edhe të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë. Në mesazhin e fundit, Homeland Justice shkruan: “Po endesh afër Vdekjes. Mbi 3000 terroristë u vendosën në Shqipëri. Toka shqiptare ishte e detyruar të strehonte këta egërsira. Është mjaft e kuptueshme për shqiptarët mikpritës. Shpresojmë që iranianët (të cilët tani kanë të drejtën ligjore për të lëshuar raketat e tyre mbinatyrore në kampin e Manzës) ta kuptojnë këtë.Homeland Justice.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Diplomatët evropianë takohen në Gjenevë para bisedimeve për Iranin, dalin fotot 7 minuta më parë
Lajme Policia britanike arreston gjashtë persona të dyshuar për sulm fizik pranë ambasadës iraniane në Londër 9 minuta më parë
Kosova Rrugët e dëmtuara të Prishtinës, kush e ka fajin? - Sokol Havolli sot në “DPT te Fidani” 11 minuta më parë