Hajvalia 2020 klubi më i ri i futbollit në Kosovë NULL NULL 10.05.2020 18:07 10.05.2020 18:07 Futbollit në Kosovë i është shtuar edhe një ekip. Bëhet fjalë për ekipin Hajvalia 2020. Ky ekip do të garojë me të gjitha grupmoshat edhe me ekipin e parë të seniorëve. Detaje lidhur me ekipin për Klan Kosova ka dhënë drejtori për Komunikim i Hajvalise, Albatrit Matoshi. “Po, ne do të garojmë me të gjitha grupmoshat. Së pari ne do të garojmë në ligën e dytë, pastaj synojmë të bëhemi pjesë e ligës së parë, pastaj edhe në Superligë. Hajvalia tashmë ka mbi 20 mijë banorë dhe me asnjë klub sportiv. Ka qenë mëkat që gjithë ai potencial rinor për disa vite me radhë ka mbetur i pashfrytëzuar. Prandaj, ne jemi mbledhur shumë shokë dhe ish futbollistë, brenda dhe jashtë Kosovës, dhe kemi vendosur që të krijojmë një klub të futbollit dhe një shkollë edukative që kalon kufijtë e sportit”. Matoshi ka njoftuar se Shkolla e Futbollit që do të funksionoj në kuadër të këtij klubi do të angazhoj brenda saj disa prej trajnerëve të njohur të futbollit kosovar. Tashmë ky klub ka marrë një mbështetje të madhe nga shoqëria, bizneset dhe bashkëatdhetarët që ta ngrisin në këmbë një klub që do të bëjë krenar një fshat të tërë. Regjistrimi zyrtar i futbollistëve të rinjë do të nisë nesër, ndërkohë që klubi tashmë ka bërë publike në faqen e tyre në Facebook disa prej emrave që i janë bashkuar ekipës së parë. Në vitet e kaluar ekipi Hajvalia nga paralagjja e Prishtinës ishte një ndër ekipet më konkurruese dhe më të forta të Superligës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.