Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hajnat vjedhin stoli ari e para në Podujevë (VIDEO)

NULL NULL
nga Mërgime Taraku 17.07.2022 20:51

Në mbrëmjen e së shtunës, një person i maskuar hyri brenda shtëpisë së familjes Babatinca në Podujevë.

Aty dyshohet të ketë marrë stoli ari dhe 5 mijë euro para të gatshme. Në këtë kohë askush nuk ishte në shtëpi pasi që gjithë familja kishin shkuar në një aheng familjar.

Për këtë rast u njoftuan edhe organet e rendit, të cilët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Sipas banorëve, tentimet për vjedhjen e shtëpive në ketë lagje të qytetit të Podujevës nuk janë të rralla.

lajme të ngjashme