Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

‘Hajde në Zvicër, vetë i gjashti’, lajmërohet mashtruesi dhe kërcënon (VIDEO)

NULL NULL
24.06.2025 19:27

Gjilanasi që thotë se u mashtrua nga gjakovari nuk arriti t’i kthej 120 mijë franga për afër katër vite.

Sipas marrëveshjes së bërë mes tyre, pensioneri ia depozitoj krejt paratë e mbledhura të pensionit të tij.

Këtë e bëri në mirëbesim pasi e njihte personin që nuk ia mbajti fjalën, Bashkim Mehmetin nga Batusha e Gjakovës.

Mesazhet të cilat ia dërgoi në telefon tregojnë se kishin një marrëveshje për kthim të parave të cilat gjilanasi thotë se ia ka borxh.

Krejt këto ka thënë se mbështeten edhe në kontratën e nënshkruar së bashku për huadhënien në momentin kur edhe ia dha të hollat.

Aty përcaktohet koha e kthimit e cila është 11 nëntori i vitit 2022, afat ky që sipas 70-vjeçarit nga Gjilani, nuk u mbajt nga Bashkim Mehmeti.

Paratë i kishte dhënë hua në vitin 2021 dhe koha kthimit ishte në afat njëvjeçar. Prej asaj kohe gjilanasi ka mbledhur mesazhe të shkruara në Viber, ku Mehmeti i kërkon durim se sipas tij, paratë do t’i kthej.

Madje i kishte dhënë afate të ndryshme me javë e muaj. Asgjë nuk ndodhi. Paratë nuk i ktheu kurrë.

Kiks Kosova arriti të marrë një deklaratë nga Bashkim Mehmeti, i cili akuzohet për mashtrim nga gjilanasi. Në përgjigjen e tij, të cilën e dha përmes telefonit, Mehmeti,të gjitha këto deklarata i quan shpifje.

Sipas tij, ato para nuk i mori hua, por bashkë me gjilanasin që jetonin në Cyrih ishin bashkë investitor, në një projekt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.