Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hailey Baldwin me fustan seksi në premierën e dokumentarit për Justin Bieber

NULL NULL
29.01.2020 09:00

Hailey Baldwin duket se është kujdesur shumë për pamjen e saj në premierën e serisë së dokumentarëve për burrin e saj.

Modelja 23 vjeçare ka ecur në tapetin e kuq me Justin Bieber për të festuar lansimin e shout të këtij të fundit në YouTube “Justin Bieber: Seasons” e veshur me një fustan të zi shumë seksi.

Fustani i mbuluar me xixa ishte nga koleksioni i pranverës për vitin 2020 nga Zuhair Murad të cilin e kishte kombinuar me sandale me rripa, po ashtu të zeza, nga Sergio Rossi.

Gjithë pamjen e saj e kishte kompletuar me bizhuteri nga Messika – vathë me 5.1 karatë diamantëdhe një unazë diamanti hiç më të lirë se 15.200 dollarë.

Baldwin dhe Bieber duket se nuk mund të mbanin duart larg njëri-tjetrit, ani se ishin duke parakaluar në tapetin e kuq.

Këngëtari – i veshur me pulovër të bardhë, pantollona ngjyrë rozë dhe qafore me diamantë – e ka puthur dhe përqafuar bashkëshorten e tij.

Seria e dokumentarëve pritet të shfaqë detaje intime nga dasma dhe martesa e Bieber, thyerjen e vitit 2017 që e shtyu atë të anulojë turneun botëror “Purpose” dhe të gjithë sfidat që ai i pati viteve të fundit, duke e përfshirë edhe faktin se ai ishte diagnostifikuar me sëmundjen Lyme.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.