Hahn: Vendimi për negociatat ndikohet nga çështje të brendshme NULL NULL 10.10.2019 23:11 10.10.2019 23:11 Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn nuk është pesimist për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai beson ende në arritjen e një kompromisi të shteteve anëtare, edhe pse sipas tij do të ndikojnë çështjet e brendshme. “Vendimet e shteteve anëtare janë shpesh të influencuara dhe frymëzuara nga çështjet e brendshme të këtyre vendeve. Kjo vlen edhe për vlerësimin lidhur me Shqipërinë, ndaj ne duhet të shpjegojmë, të bindim, ta shohim nga një prizëm më të gjerë. Nëse jepet drita jeshile vetëm për një nga dy vendet, kjo do të jetë një bela, sepse do ketë pasoja negative për stabilitetin në rajon lidhur me interesat e ndryshme etnike apo tensioneve midis tyre”. Për Hahn, ndarja e vendimmarrjes së Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë, do të ishte një gabim shumë i madh politik. “Ndarja e dy vendeve është diskutuar këto javë jo shumë në publik, por si një mundësi për t’u konsideruar. Për mua do të ishte një gabim shumë i madh politik”. Hahn thotë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës nuk mund të zhvillohet pa BE-në, pasi ka një impakt mbi të gjithë perspektivën europiane. Sipas tij, me fillimin e mandatit të ekipit të ri të Komisionit Europian, Josef Borrell do t’i kushtojë kësaj çështjeje një rëndësi e veçantë, por duhet pritur formimin e qeverisë së Kosovës./tv klan/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius 02/07/2025
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025