Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hahn alarmon për Maqedoninë

NULL NULL
08.05.2015 09:35
Komisioneri evropian, Johanes Hahn ka thënë se situata në Maqedoni është shumë serioze dhe e rrezikshme.

Komisionari evropian për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johanes Hahn ka alarmuar për rrezikun e situatës në Maqedoni.

Ai këtë shqetësim e ka shprehur gjatë vizitës së djeshme në Beograd.

“Situata është shumë serioze dhe e rrezikshme. Anëtarët e Parlamentit Evropian po tentojnë të bisedojë për një zgjidhje midis pjesëmarrësve kyç në konfliktin politik. Patjetër duhet të ketë hetime, në njërën anë për përgjegjësi penale, dhe nga ana tjetër për skandalin politik. Por është e nevojshme që opozita të kthehet në Parlament sa më parë, dhe të formohet një komiteti ekzekutiv që do të punojë për përgjegjësi politike për rastin”, theksoi komisionari evropian Hahn.

Ai theksoi se Komisioni Evropian i jep mbështetje këtij procesi dhe po bën përpjekje për të siguruar të gjitha kushtet për një hetim të pavarur për rastin “Puç” dhe për aferën e përgjimeve, në përputhje me rregullat evropiane.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.