Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hadergjonaj për betejën e Loxhës: Është produkt i një organizimi paraprak ushtarak (VIDEO)

NULL NULL
07.07.2025 18:28

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Hadergjonaj sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ndër të tjera foli edhe për bejetën e Loxhës.

Ai u shpreh se kjo bejetë është produkt i një organizimi paraprak ushtarak, përcjell Klankosova.tv.

“Beteja e Loxhës është produkt i një organizimi paraprak ushtarak. Në mars diku të vitit 98-të, qeveria në ekzil, e udhëhequr nga kryeministri Bukoshi e ngarkon me detyrë që të ngritë, zhvillojë, formojë Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonelin Ahmet Krasniqi”.

“Kolonel Krasniqi i kishte marrë menjëherë veprimet konkrete dhe paraprakisht kontaktet me ushtarakë edhe kanë ekzistuar, sepse pjesa dërmuese e ushtarakëve shqiptarë kanë qenë jashtë territorit të ish-Jugosllavisë, janë larguar nga shërbimi në ish-armatën popullorë të Jugosllavisë dhe kemi pasur disa koordinator dhe ishim në kontakt të vazhdueshëm nëpër shtete përkatëse”, u shpreh tutje Hadergjonaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.