Habit Ariana Grande, thotë se nuk e njohu ish të fejuarin NULL NULL 10.07.2019 12:00 10.07.2019 12:00 Ariana Grande ka bërë një koment të rrallë publik për marrëdhënien e saj me ish të fejuarin Pete Davidson, transmeton Klan Kosova. Në një intervistë për Vogue, Ariana thotë se u takuan pasi miqtë e bindën atë të shkonte në New York për një verë. “Miqtë e mi më thanë eja sepse do të kemi një verë argëtuese. Dhe pastaj takova Pete”, tha Ariana. “Ishte e pakuptimtë, e bukur dhe çmenduri. Unë e doja dhe nuk e njihja”. Ariana dhe Pete u fejuan vetëm disa javë pasi filluan të takoheshin në maj të vitit 2018 por marrëdhënia e tyre përfundoi në tetor.