Haalandi prek rekordin, City me hapa të sigurt drejt titullit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haalandi prek rekordin, City me hapa të sigurt drejt titullit

NULL NULL
03.05.2023 22:57

Manchester City e ka mundur bindshëm West Ham Unitedin me rezultat 3:0 në Premier Ligë.

Nathan Ake e realizoi golin e epërsisë në minutën e 50-të, ndërkaq 20 minuta më vonë Erling Haalandi e bëri golin e dytë për Qytetarët.

Ky njëherësh ishte goli i 35-të i tij këtë stinor, duke e thyer kështu rekordin e golave nga një individ brenda një sezoni në Premier Ligë.

Ndërkaq, Phil Foden u përkujdes për golin e tretë, pesë minuta para fundit të takimit.

Tani, kampioni në fuqi është kthyer në krye të tabelës me një pikë më shumë se Arsenali, si dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.