Haaland në telashe, kapet duke përdorur telefonin në timon NULL NULL nga Andi Shabani 29.03.2023 21:44 nga Andi Shabani 29.03.2023 21:44 Për të shkëlqyer në fushën e blertë nuk e ka pasur problem, në edicionin e tij e parë në Premier Ligë. Megjithatë, telashet për Erling Haaland kanë ardhur jashtë stadiumeve. Së fundi, shtatëlarti është kapur me telefon në dorë, teksa po drejtonte automjetin në rrugët e Manchesterit. Sipas raportimeve të medieve britanike, kushdo që kapet duke përdorur telefonin në timon mund të gjobitet me 200 paund dhe një dënim me ulje të gjashtë pikëve në patentën e tij. Në rastin e Haaland, që sapo ka marrë patentën në Angli, dënimi është më i rëndë, sulmuesi rrezikon t’i hiqet e drejta për të vozitur dhe të gjobitet me 1000 paund.