“H.O.T” i Ermal Mamaqit nga nesër mbrëma në Klan Kosova (VIDEO) NULL NULL 23.10.2021 20:41 23.10.2021 20:41 Seriali më i ri shqiptar “H.O.T” do të transmetohet çdo të diel nga ora 20:45 në televizionin Klan Kosova nisur nga 24 tetori. Producenti i serialit, Ermal Mamaqi, njoftoi se në këtë serial të zhanrit dramë-komedi do të trajtohet një histori dashurie e cila është e lidhur me intriga. Ai tha se aty do të marrin pjesë emra të njohur të kinematografisë. Titulli i serialit “H.O.T” ka kuptimin “Humans of Tirana”, derisa Mamaqi shprehet i bindur se audienca do ta mirëpresë atë. Kronikë e zgjeruar nga Gresa Nitaj