Guvernatori i BQK-së: Sektori bankar nga viti 2018 ka rritje të aseteve për 2.6 miliardë euro NULL NULL 27.03.2023 15:33 27.03.2023 15:33 Fehmi Mehmeti, ish-guvernator i BQK-se. Foto: Arkiv Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në përfundim të mandatit të tij ka folur për performancën e këtij institucioni që nga vitit 2018. Mehmeti tha se në vitin 2022, rezultati financiar i BQK-së ishte pozitiv, me rreth 8 milionë euro, teksa shtoi se sektori bankar në vend ka shënuar rritje të vazhdueshme si në aktivitet ashtu edhe në numër të institucioneve. “Nga 10 banka sa ishin në vitin 2018, sot i kemi 12 banka. Sektori bankar nga viti 2018-2022 ka arritur të ketë rritje të aseteve për 2.6 miliardë euro, apo 61.6%. Vlera totale e aseteve në fund të vitit 2022 ishte 6.76 miliardë euro, nga 4.18 miliardë sa ishte në fund të vitit 2018”, është shprehur Mehmeti, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se rritja e aseteve në sketorin bankar rezultoi edhe me rritjen e protfolios kreditore, ku në dhjetor të vitit 2022 kapi vlerën prej 4.35 miliardë euro, nga 2.75 miliardë sa ishte në vitin 2018. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 24/06/2025
Ekonomi Pak orë pasi Izraeli sulmoi Iranin, çmimi i Bitcoinit ra për 3.1% në 24 orët e fundit 13/06/2025