Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Guri: VV dhe Kurti nuk kanë interes për zhbllokim të situatës

NULL NULL
15.06.2025 11:30

Pas dështimit për herën e 32-të të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka folur deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri.

Guri tha se moskonstituimi edhe pas gjithë kësaj kohe është i papranueshëm, derisa theksoi se e papranueshme mbetet edhe mungesa e deputetëve në seancë.

“Është e papranueshme që edhe për herën e 32-të nuk mbërrihet të konstituohet Kuvendit, VV dhe kryeministri në detyrë përveç që nuk ka interes në zhbllokimin e kësaj situate, ata nuk kanë interes as në pjesëmarrje. Kështu që është shqetësuese numri i vogël i deputetëve që po marrin pjesë ne seancat e Kuvendit”, tha Guri, përcjell Klankosova.tv

Ndryshe, Vetëvendosje këmbëngul të mos ndryshojë as emrin e propozuar dhe as formën e votimit.

PDK dhe AAK kanë kërkuar emër të ri nga VV, ndërsa LDK ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë kandidat të saj. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.