Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe NULL NULL 06.07.2025 20:22 06.07.2025 20:22 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka komentuar reagimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari i cili insistoi se votimi në seancën konstituive mund të jetë i fshehtë. Guri tha për klankosova.tv, se e gjithë Kosova e ka kuptuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese njëjtë dhe sipas tij, vetëm 48 deputetët e VV-së e kanë kuptuar atë ndryshe. “E gjithë Kosova duke përfshirë edhe 52 organizata të shoqërisë civile që merren me drejtësi e politikë e kanë kuptuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese njëjtë, vetëm 48 deputetët e VV-së e kanë kuptuar ndryshe”, u shpreh ai. Duket u thirrur në atë që thotë Gjykata tek pjesa për “praktikat e deritanishme”për konstituimin e Kuvendit, Guri për Klankosova.tv tha se në asnjë praktikë të deritanishme nuk ka pasur votim të fshehtë. “187. Rrjedhimisht, Gjykata marrë për bazë vlerësimin dhe konstatimet si më sipër konsideron që zhvillimi dhe përfundimi i Seancës Konstituive duhet të udhëhiqet në pajtim me përcaktimet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, Kreun IV (Konstituimi i Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit dhe praktikat e deritanishme parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”. “Pra, e thekon qartë e shqip “praktikat e deritanishme” për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. E në asnjë praktikë të deritanishme nuk ka pasur votim të fshehtë”, u shpreh tutje Guri për Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day