Guler, heroi i Realit në luftën për titull NULL NULL 23.04.2025 23:32 23.04.2025 23:32 Real Madridi e ka mposhtur në udhëtim Getafen me rezultat minimal prej 0-1. Golin e vetëm në takim e shënoi Arda Guler në minutën e 21-të të takimit, gol ky që ia siguroi “Mbretërve” tri pikë. Me këtë fitore, Reali vazhdon të jetë në garë për titull në La Liga, pasi pozicionohet në vendin e dytë me 72 pikë, katër më pak se kreu i tabelës, Barcelona. Ndërsa Getafe gjendet në mes të tabelës, përkatësisht në vendin e 12-të me 39 pikë.