Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gucati: Po përgatisim një draf-dokument për shuarjen e Speciales apo vendosjen në Kosovë (VIDEO)

NULL NULL
14.06.2025 18:51

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se janë duke punuar në përgatitjet e një draft-dokumenti që ta dërgojnë në legjislaturën e nëntë të Kuvendit, kur të konstituohet, që Gjykata Speciale e Hagës të shuhet, apo që të vendoset në Kosovë.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se duhet të jetë e mundur, dhe se nuk besojnë në drejtësinë dhe punën e Speciales.

“Ne jemi në përgatitje në moment që do të formohen institucionet apo parlamenti i Kosovës, ne jemi duke punuar me disa juristë që t’ua dorëzojmë grupeve parlamentare një draft të shfuqizojë apo që ajo gjykatë të kthehet dhe të vjen në Kosovë, ku e ka vendin këtu, që të vjen në Kosovë”.

“Unë besoj se ky është mision i mundur, pse nuk është e mundur e të kthehet gjykata apo të shfuqizohet krejt. Kjo gjykatë është formuar për krejt diçka tjetër është formuar për shtëpinë e verdhë, dhe jo për këto marifete çfarë kanë ndodhur atje, duke e ditur se me çfarë shpifje është duke punuar dhe me kë është duke punuar kjo gjykatë. Kjo gjykatë ka devijuar krejt, ne nuk besojmë në drejtësinë e saj, sepse kjo gjykatë ka devijuar në fillim”, ka thënë Gucati. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.