Guardiola risjell deklaratën: Ligën e Kampionëve me Interin e fituam sepse Lukaku nuk shënoi nga 3 metra NULL NULL 20.04.2024 12:57 20.04.2024 12:57 Pas eliminimit të Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve, të gjithë fansat e “qytetarëve” presin triumfin në Premier Ligë dhe FA Cup. Trajneri Guardiola pas humbjes me penallti nga Real Madridi kishte deklaruar se ekipi i tij ishte vetvetja por ajo nuk iu mjaftoi. “Pas ndeshjes kundër Realit i falënderova lojtarët e mi. Ne ishim vetvetja më shumë se kurrë, por nuk mjaftoi”, tha Guardiola, përcjell klankosova.tv Pep Guardiola, para mediave, foli edhe për finalen e fituar kundër Interit në qershorin e vitit të kaluar. “Ne humbëm ndeshjen e fundit kundër Realit pasi ishim shumë të mirë – shpjegoi ai -. Ndërsa me Nerazzurrët e fituam Ligën e Kampionëve me Lukakun, i cili nuk mundi të shënonte kundër nesh nga tre metra”, nënvizoi Pep. Kujtojmë se në finalen e Champions League 2022/23, Manchester City mposhti Interin me rezultat minimal (1:0). Vlen të theksohet se “qytetarët” për herë të parë në historinë e tyre u bënë pronarë të këtij trofeu, por për trajnerin spanjoll kjo është fitorja e tretë në turneun më prestigjioz evropian pasi ka fituar 2 me Barcelonën.