Guardiola me mesazh për tifozët e Manchester City NULL NULL nga Shpend Spahija 03.12.2023 12:58 nga Shpend Spahija 03.12.2023 12:58 Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur për mediet angleze para ndeshjes me Tottenham Hotspur, duke dërguar mesazh për tifozët e klubi. “Kemi fituar shumë dhe në të ardhmen duhet ta vlerësojmë këtë arritje. Nuk është normale të fitohet tripleta dhe pesë tituj të Premier League brenda gjashtë vjetëve. Vazhdoni të shijoni këto suksese, por kur t’i kemi momentet e këqija këtë sezon apo sezonin e ardhshëm, duhet të jeni aty për ne.”, tha Guardiola. City do të ballafaqohet me Tottenham Hotspur sonte me fillim nga ora 17:30 në kuadër të xhiros së 14 të Premier League. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.